Jetesë & Stil

Teknikat për t’i mbajtur lulet “të freskëta” kur jeni me pushime


Me sezonin e verës, shumë prej jush mezi presin të largohen nga shtëpia drejt detit, malit apo fshatit.

Por kudo që të shkoni, shqetësimi i gjërave që lini pas është gjithmonë në mendjen tuaj.

Po kur bëhet fjala për lulet, kushdo që i mban në shtëpi dhe është i apasionuar pas tyre, e ka mjaft të vështirë.

Vazot me lule duhen ujitur, sepse vapa është e padurueshme edhe për to.

Si duhet të veproni për të kaluar pushime më të qeta?

Në fillim, i transferojmë vazot në një vend të ballkonit ku nuk bie dielli.

Sa më pak diell të ketë, aq më ngadalë do të avullojë lagështia nga dheu.

Para se të largohemi nga shtëpia, mos harroni që të bëni ujitjen e fundit.

Nëse pushimet tuaja do të zgjasin disa ditë, alternativat që keni për të mbajtur bimët në lagështinë e duhur janë këto:

Mbushni bidona plastikë dhe mbyllni kapakun e tyre lirshëm ose hapni disa vrima në të. Më pas, vendosini bidonët të kthyer mbrapsht në brendësi të vazove.

Mund të merrni në dyqan edhe një xhel enkas, që ruan gjatë lagështinë e dheut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore