Lajme

Teherani mirëpret Putin-in dhe Erdoganin për një samit trepalësh


Irani do të mirëpresë në kryeqytetin e saj një samit trepalësh me udhëheqësit e Rusisë dhe Turqisë.

Lajmi u bë i ditur nga korrespondenti i Al Jazeera-s, Ali Hashem.

“Një burim diplomatik sapo më ka konfirmuar se Putin, Erdogan dhe Raisi do të kenë një samit trepalësh në Teheran javën e ardhshme”, u shpreh fillimisht gazetari.

Vizita e Putin-it në Iran gjatë javës së ardhshme, u konfirmua edhe nga agjencitë vendase, duke cituar kryetarin e komisionit ekonomik, Mohammadreza Pourabrahimi.

Pourabrahimi e zbuloi këtë gjatë udhëtimit të tij në Rusi me guvernatorin e Bankës Qendrore të Iran-it.

Zyrtari iranian shtoi se planifikimi për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik midis Iran-it dhe Rusisë do të jetë prioritet i konsultimeve midis presidentëve të dy vendeve.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat.

Kjo, në margjinat e samitit të gjashtë të krerëve të shteteve bregdetare të Detit Kaspik.

Pourebrahimi nënvizoi se serioziteti i rusëve në fushën e bashkëpunimit ekonomik me Iran-in është më i lartë se në të kaluarën.

Kryetari i Komisionit Ekonomik të Kuvendit deklaroi se pas vizitës së fundit të presidentit në Rusi është krijuar një atmosferë pozitive për bashkëpunimin ekonomik me Iran-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore