
Mbrëmjen e 20 shtatorit një efektiv i repartit “Shqiponja” është plagosur me armë zjarri në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur pranë spitalit pediatrik, ndërsa efektivi është shtruar te spitali ushtarak ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Basha takon Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar: Mbështesim SPAK në luftën antikorrupsion
-
Miratohet Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare
-
Manja ‘shmang’ akuzat për çështjen Beleri, amnistia mund të përfshijë 600 të dënuar
-
Kaosi në Kuvend, përjashtohen Sali Berisha dhe 5 deputetë të opozitës