Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Sukth, një i vdekur


Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Sukth të Durrësit, mbrëmjen e 18 majit, ku ka mbetur i vdekur një 48-vjeçar.

Policia e Durrësit ka bërë me dije në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.).

Si pasojë 48-vjeçari u plagos rëndë duke mos i mbijetuar plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin e Durrësit.

48-vjeçari ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Ai është një emër i njohur për Policinë e Shtetit.
Kjo pasi dyshohet se ka marrë pjesë në dhunimin e biznesmeit libanez Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e plotë ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore