Lajme

Sulmi në Danimarkë “mund të jetë akt terrorist”


Policia daneze tha se disa persona ishin goditur nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytet.

Ajo njoftoi se disa persona janë vrarë nga të shtënat.

Duke lajmëruar për vdekjet, shefi i policisë Soeren Thomassen tha se një 22-vjeçar danez është arrestuar në lidhje me sulmin.

Thomassen tha se motivi ishte i paqartë, por se ai nuk mund të përjashtonte një “akt terrorizmi”.

Përforcime të shumta janë vendosur rreth qendrës së madhe tregtare “Field”, e cila ndodhet midis qendrës së qytetit dhe aeroportit.

Dëshmitarët okularë të cituar nga mediat daneze thanë se panë më shumë se 100 njerëz të nxitonin drejt daljes së qendrës tregtare, kur u dëgjuan të shtënat e para.

Nga ana tjetër, të gjitha rrugët atje dhe linja e metrosë janë mbyllur dhe ekipet e ambulancës e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje.

Këngëtari britanik, Harry Styles do të performonte më vonë në mbrëmje, në orën 20:00, në një vend shumë pranë qendrës tregtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore