Lajme

Të paktën 4 të vrarë në Sydney, pas një sulmi masiv me thikë


Një sulm masiv me thikë ka ndodhur në një qendër tregtare në Sydney, ku raportohet se të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa autori është neutralizuar nga Policia.

Sipas një njoftimi të Policisë së qytetit më të madh australian, ngjarja është e pashpjeguar, por një njoftim është marrë prej tyre se dikush ka nisur të sulmojë njerëzit me thikë në qendrën tregtare dhe kishte shumë të plagosur.

Më pas, Policia bëri me dije se një person është neutralizuar prej tyre duke u qëlluar disa herë.

Numri i saktë i personave të plagosur nuk dihet ende, por raportimet nga vendi i ngjarjes flasin për një bilanc tragjik me katër të vrarë të paktën, ku ende mungon konfirmimi i autoriteteve.

Detaje të tjera priten në vazhdim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore