Lajme

Të paktën 23 të vdekur nga stuhitë dhe tornadoja në Mississippi


Të paktën 23 persona kanë humbur jetën pasi një tornadoje dhe stuhish të forta që përfshinë shtetin amerikan të Mississippi-t.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MEMA) tha se kishte “dhjetëra të plagosur” dhe katër persona të zhdukur ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë të mbijetuarit pasi stuhia goditi Silver City.

“Për fat të keq, këto shifra pritet të ndryshojnë”, tha agjencia duke iu referuar numrit të vdekjeve.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke u zhvilluar në qarqet Sharkey dhe Humphreys, rreth 110 km (70 milje) në veri të kryeqytetit të shtetit Jackson, sipas transmetuesit “ABC”.

“Ne kemi aktivizuar mbështetjen mjekësore – duke shtuar më shumë ambulanca dhe mjete të tjera urgjente për të prekurit. Kërkimi dhe shpëtimi është aktiv”, tha guvernatori Tate Reeves në Twitter, duke paralajmëruar banorët që të “shikojnë raportet e motit dhe të qëndrojnë të kujdesshëm”.

Në janar, të paktën shtatë njerëz u vranë në Alabama dhe Georgia, pasi një sistem stuhie masive që goditi disa shtete jugore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar erëra të forta dhe tornado.

Muajin e kaluar, një seri tornadosh goditën SHBA-të qendrore, duke lënë një gjurmë rrënojash dhe lëndimesh pasi stuhitë e dimrit shkaktojnë mot ekstrem në të gjithë vendin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore