
Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, ka reaguar pas urdhër-arrestit të SPAK-ut për Vangjush Dakon.
Ai e ka cilësuar si një zhvillim pozitiv për rritjen e fuqisë goditëse dhe hetimeve të SPAK-ut te personat me pushtet politik dhe lidhje me qeverinë.
“Të shpresojmë dhe inkurajojmë SPAK-un dhe institucionet e drejtësisë që ky mos jetë rasti i fundit, por i pari që nis goditjen me themel të mafias politike që dhunon gjatë zgjedhjeve dhe zhvat dhe komandon qytetarët më pas”, ka theksuar ai.
“Ne kemi denoncuar prej vitesh abuzimet skandaloze, korrupsionin masiv, deformimin e vullnetit të zgjedhësve, shkatërrimin e zgjedhjeve, betonizimin e Durrësit, shpërblimin e grupeve kriminale me ofiqe qeveritare dhe pasuri publike”, ka vijuar Salianji.
Dako, sipas deputetit demokrat, është një prej zbatuesve në terren të përfshirjes së krimit në zgjedhje, në shkatërrimin dhe vjedhjen e tyre, pamundësinë për të garuar për shkak të shpërblimit masiv dhe lehtësimit që i bënte grupeve të krimit të organizuar.
“Strategjia për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synonte dhe synon të mpijë reagimin e shoqërisë, qeveria ka imponuar pranimin e krimit si standard duke asgjësuar votën dhe praktikisht asgjësuar demokracinë në vend”, ka shtuar Salianji.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Rusia sulmon diplomatikisht Armeninë, gjithë fajin e dështimit të negociatave ia hedh Pashinyan-it
-
“Duhet hetim i plotë, si u futën 30 terroristë kaq të armatosur në Kosovë”, Buhler dhe Shea komentojnë sulmin në Veri