Lajme

Të hënën, Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme debaton për rritjen e çmimit të energjisë


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës, të hënën e 24 janarit, do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.

Seanca e jashtëzakonshme do të fillon në ora 12:00, ndërsa vetëm një orë më herët (11:00) do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit për rend të ditës në mbledhjen e 24 janarit do të ketë Miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme të 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetorit të vitit 2021.

Votimin e Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, Votimin e Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

Gjithashtu, Kryesia para seancës plenare do të shqyrtoj pikat e papërfunduara të seancës plenare, të 13 dhe 14 dhjetorit 2021.

Kryesia e Kuvendit

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina, Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020, Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik”, thuhet në njoftim të Kuvendit.

Deklarimet jashtë rendit të ditës është pika e parë që do të diskutohet nga Kryesia për seancën e radhës plenare, për tu pasuar nga Pyetjet parlamentare.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas, Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118, Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”.

“Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb dhe Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore