Aplikacione

Të famshmit përcjellin ‘ndjesi’ negative në rrjetet sociale


Sipas një hulumtimi të Fabebook, i cili u zbulua nga “Wall Street Journal”, thuhet se ndikimi i të famshmeve në Instagram, shkakton ndjenja negative te ndjekësit.

Yjet kryesore të mediave sociale, përfshirë Kim Kardashian, Justin Bieber dhe Charli D’Amelio janë ndër personazhet e famshëm, përcjellin ndjesi negative në lidhje me imazhin e tyre.

Gazeta publikoi kërkimin, i cili zbuloi se aplikacione të tilla dëmtojnë shëndetin mendor tek  adoleshentët.

Hulumtimi, i titulluar “Krahasimi social në Instagram”, anketoi 100 mijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe Brazili.

Këngëtarja Ariana Grande dhe modelja Kendall Jenner ishin ndër personazhet e famshëm, për të cilët ndjekësit ndienin krahasim social më negativ, zbuluan studiuesit e Facebook-ut.

Nga ana tjetër, llogaritë në Instagram, që i përkisnin “The Ellen Show”, e cila drejtohet nga komediania Ellen DeGeneres, aktori amerikan Will Smith dhe futbollisti brazilian Neymar kishin ndjekës që ndienin “krahasim më pak negativ”, sipas kërkimit.

Aktori Ashton Kutcher është një ndër yjet e botës së Holliwood-it, që ndihmoi Instagram-in të fitonte besueshmëri me të famshëm të tjerë dhe ndihmoi në prezantimin e kompanisë me Grande.

Pothuajse gjysma e përmbajtjes që njerëzit shohin në Instagram vjen nga të famshëm, tregoi hulumtimi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore