Zgjedhjet në Kosovë

Të enjten fillon numërimi i votave me kusht


Ilustrim

Të enjten e 18 nëntorit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të 21 komunave që u mbajt më 14 nëntor.

Këtë për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Elezi.

Më 16 nëntor në QNR kishte përfunduar numërimi i votave nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Pas numërimit të votave nga diaspora Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ishin barazuar sa i përket numrit të komunave të fituara, me ç’rast që të dy partitë kanë arritur të fitojnë nga tetë komuna.

Pasi pas numërimit të votave nga diaspora në Komunën e Dragashit rezultati i zgjedhjeve lokale ishte përmbysur në favor të kandidatit nga Lidhja Demokratike të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore