Shqipëria

Të dënuar në Britani, pritet ekstradimi i dy shtetasve shqiptarë


Pas marrëveshjes mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare për dëbimin e kriminelëve, priten të nisin ekstradimet e para.

Dy shtetas shqiptarë të dënuar me gjashtë vite burg në Britani, pasi kultivuan 2 mijë e 647 bimë kanabisi në një farmaci, do të sillen në Shqipëri.

Zari Matmuja dhe Fluturim Musallaj ishin brenda fabrikës së kanabisit në Lloyds Shelton, kur u bastis nga policia më 19 mars.

Policia zbuloi aty 11 dhoma dhe dy papafingo të konvertuara në zona me rritje hidroponike.

Në total ata gjetën mbi dy mijë bimë kanabisi me një vlerë të mundshme deri në 323 mijë paund.

Të dy do të dëbohen pasi të kenë vuajtur gjysmën e dënimeve.

Dëbimi i parë ishte ai i Selami Cokajt, i cili ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit. Ai u vendos në Britani pasi u arratis nga burgu në Shqipëri, ku ishte dënuar për një vrasje në 1994

Cokaj u dërgua në Shqipëri në 2009-ën, por u kthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar në 2015-ën, përpara se të krijojnte disa biznese dhe të jetonte në Leicester.

Tani, pas pesë vjetësh, 47-vjeçari është dëbuar në Shqipëri.

Marrëveshja

Duke folur nga Tirana ku ajo nënshkroi një marrëveshje për të forcuar rregullimet e dëbimit, ministrja e Brendshme të Britanisë së Madhe, Priti Patel theskoi se, “Unë nuk kërkoj falje për kërkimin e largimit të kriminelëve të huaj sepse kështu po ruhet siguria e Britanisë e Madhe”.

Deri më tani, më shumë se 1 mijë kriminelë të huaj janë deportuar nga MB-ja. Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet e MB-së, gjithsej 16% të shkelësve të ligjit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i shqiptarëve në burg është pothuajse dyfishuar nga 876 në gusht të 2001-it në 1 mijë e 574 në mars të këtij viti.

Bandat kriminale të shtetit ballkanik janë të njohura globalisht për trafik dhe prodhim droge dhe ato luajnë një rol kryesor në kontrabandën e njerëzve në Britani.

Gjatë një udhëtimi dyditor në Shqipëri, Sekretarja e Brendshme, Patel gjithashtu takoi kryeministrin, Edi Rama dhe diskutoi mbi përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar krimin e rëndë të organizuar, përfshirë trafikimin e drogës dhe krimin e imigracionit.

Për Patel, kriminelët, si dhe ata që nuk arrijnë të marrin azil nga Shqipëria do të përballen me një kthim më të shpejtë në vendin e tyre.

Kjo, nën një marrëveshje të re pas Brexit, të siguruar nga Priti Patel mbrëmjen e 8 korrikut. Marrëveshja do ta bëjë më të lehtë deportimin e shkelësve të dënuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore