Stil

Taylor Swift është fejuar me Joe Alwyn


Taylor Swift dhe Joe Alwyn

Taylor Swift është fejuar me të dashurin e saj Joe Alwyn, raporton e “The Sun”, përcjell Albanian Post.

Gazeta pretendon se aktori i propozoj këngëtares martës muaj më parë, por të dy nuk kanë dashur që fejesën e tyre ta bëjnë publike “i kanë treguar vetëm rrethit të tyre të ngushtë”.

Një burim për gazetën pretendoi se Swift mban “unazën e saj të bukur” vetëm në rrethin familjar.

Informatori më tej shtoi se “përsëri, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve dinë detaje rreth dasmës dhe Taylor nuk i ka thënë asgjë as gjysmës së pjesëtareve të ekipit të saj për fejesën”.

“Ata duan që dashuria e tyre të qëndrojë sa më larg kamerave. Kjo është vetëm për ta. Dhe nëse dhe kur ata shkëmbejnë betimet, me siguri nuk do të ketë asnjë nga revistat ‘Vogue’, ‘Rolling Stone’ ose ‘Hello’ atje. Do të jetë e thjeshtë dhe elegante – si ata vetë”.

Këngëtarja dhe aktori i kanë mbajtur private detajet e marrëdhënies së tyre.

Në prill, Alwyn gjatë një interviste në revistën “WSJ”, i adresoi thashethemet duke pretenduar se ai i propozoi fshehurazi Swift-it.

“Nëse do të kisha një paund për çdo herë që mendoj se më kanë thënë se jam fejuar, atëherë do të kisha shumë monedha paund”, tha ai në atë kohë.

“Dua të them, e vërteta është, nëse përgjigja do të ishte po, nuk do e thoja, dhe nëse përgjigja ishte jo, nuk do të thoja”.

Në shkurt të këtij viti “Life & Style” ishte media e parë që raportoi se Swift dhe Alwyn ishin fejuar.

Çifti janë të lidhur që nga viti 2017.

Ndërsa 32 vjeçarja Swift, dhe 31 vjeçari, Alwyn, kanë qenë hermetikisht të mbyllur për lidhjen e tyre në atë kohë, dhe kjo sigurisht nuk është hera e parë që ata i bëjnë mediat të dyshojnë për një fejesë të mundshme.

Në janar të vitit 2020, vetë këngëtarja shtoi karburant në mullirin e thashethemeve me atë që dukej si një unazë e madhe diamanti në gishtin e saj të majtë në dokumentarin e Netflix, “Miss Americana”.

“Unë jam i vetëdijshëm që njerëzit duan të dinë për atë anë të gjërave”, ka thënë Alwyn për revistën “Vogue” në vitin 2018. “Unë mendoj se kemi qenë të zënë me sukseset tona dhe kjo tani njerëzve ju intereson…por unë me të vërtetë preferoj të flas për punën”.

Alwyn ndihmoi në bashkë-shkrimin e dy këngëve në albumin, e të dashurës së tij, të vitit 2020 “Folklore” – “Exile” dhe “Betty” – nën pseudonimin William Bowery, dhe gjithashtu kontribuoi në melodinë e “evermore”.

Çifti ka bërë vetëm disa paraqitje publike së bashku.

Në nëntor 2020, Swift tha se “duke qenë në marrëdhënien në të cilën jam tani, unë patjetër kam marrë vendime që e kanë bërë jetën time të ndihet më shumë reale dhe më pak si një histori për t’u komentuar në tabloidë”.

Më parë në intervistë, ajo tha, “nuk mund ta kontrolloj nëse do të ketë një titull të rremë të çuditshëm për ne në lajmet nesër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore