Jetesë & Stil

Taylor Swift dhe Travis Kelce festojnë së bashku fitoren e “Kansas City Chiefs” në “Super Bowl 2024”


Futbollisti amerikan, Travis Kelce e vulosi fitoren e tij dhe të ekipit të tij në “Super Bowl 2024” me një puthje nga e dashura e tij, këngëtarja Taylor Swift

Pasi “Kansas City Chiefs” mundën “San Franciscon” me rezultatin 25-22 në Allegiant Stadium në Las Vegas duke fituar kështu trofeun e Vince Lombardi dhe “Super Bowl-in” e tyre të tretë në pesë sezone, Kelce, e gjeti Swift-in në fushë dhe e puthi atë në mënyrë të përsëritur dhe duke u përqafuar e duke mbajtur njëri-tjetrin teksa festonin fitoren.

Kelce dhe Swift fillimisht ndezën thashethemet për lidhje në shtator të vitit2023, kur këngëtarja e “Cruel Summer” mori pjesë në ndeshjen e saj të parë të “Chiefs”.

Por tani, në paraqitjen e saj të 13-të në lojërat e këtij ekipi, këngëtarja festoi fitoren me disa momente emocionale.

Ajo u pa duke i thënë Kelces se loja ishte “e pabesueshme”, pasi ai fitoi unazën e tretë.

Menjëherë pas fitores së tyre, Kelce, qendërmbrojtësi Patrick Mahomes dhe trajneri Andy Reid festuan me disa fjalime të shkurtra.

“Qëllimi ka qenë gjithmonë të marrim tre. Besoni, ne do të jemi këtu vitin e ardhshëm”, tha ai.

“Familje përgjithmonë, nuk mund të jem më krenar për ju djema”, shtoi ai.

Super ylli Swift mbërriti në “Super Bowl” të dielën e 11 shkurtit me nënën e saj Andrea Swift dhe babanë Scott Swift, së bashku me grupin e saj të miqve.

Prindërit e Kelces, Donna dhe Ed Kelce, vëllai i tij Jason Kelce dhe kunata Kylie Kelce janë ndër të dashurit e yllit të NFL që e brohorisnin po ashtu atë në Las Vegas bashkë me Swift.

Gjithsesi ardhja e Taylor u konsiderua goxha surprizë pasi që prej javësh kishin nisur thashethemet se ajo nuk do të shfaqej në “Super Bowl” për shkak të agjendës së ngarkuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore