
Marrëdhëniet mes Barcelonës dhe Bayern Munich-ut nuk janë në pikën e tyre më të mirë momentalisht.
Mes dy skuadrave ka një llojë tensioni për shkak të interesit që të dyja skuadrat kanë treguar për lojtarët e njërës dhe tjetrës.
Objektivi i radhës për Gjermanët është mesfushori i Barcelonës Frenkie de Jong, dhe Bayern kërkon transferim të menjëhershëm për holandezin.
Kështu që java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit të Barcelonës. Në fakt, përfaqësuesit e Bayern Munich-ut kanë kontaktuar tashmë agjentët e lojtarit për të treguar interesimin e tyre.
Kjo marrëdhënie e tensionuar nisi kur bavarezët tentuan të ndërhynin në rinovimin e kontratës së Pedri-t.
Tani duket se me rastin e Frenkie de Jong hapet një kapitull i ri problemesh mes Barcelonës dhe Bayern Munich.
Një ‘konflikt’ që mund të zgjatet me kalimin e kohës, pasi mesfushori është një lojtar që i përshtatet shumë stilit të lojës së bavarezëve.
Në ditët në vijim, pritet që bavarëzët të bëjnë një ofertë për De Jong, dhe gjendja e rëndë financiare e katalunasve mund ti detyrojë ata ta pranojnë largimin e holandezit.
Nëse Bayern nuk do arrijë transferojë De Jong në merkaton e janarit, atëherë do provoj të nënshkruaj me 24-vjeçarin gjatë verës.
/Albanianpost.com