Sport

Talenti i Eintracht Frankfurt-it i bashkohet Kosovës


Talenti i Eintracht Frankfurtit, Dritan Maqkaj, është anëtari më i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll.

Futbollisti 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, i lindur në Gjermani, deri më tash ka qenë pjesë e Kombëtares gjermane U18, por tani e tutje, ai ka vendosur të luaj për dardanët.

Dritan Maqkaj, sot, është takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin dhe drejtorin e kombëtares, Muharrem Sahiti, duke vendosur përfundimisht, që ai kontributin e tij ta jap në fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Maqkaj, pozita e të cilit është anësor i majtë në ekipin U19 të Eintracht Frankfurt-it, tash e sa kohë ka qenë nën përcjelljen e përfaqësuesit të FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli dhe pas shumë bisedave, ai ka vendosur t’i bashkohet Kosovës.

Fillimisht, ai do të luajë për Kombëtaren U21, por në bazë të performancave të tija, shumë shpejt ai mund të kalojë në Kombëtaren A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore