Sport

Talenti i Bayern Munchen do ta përfaqësojë Kosovën


Talenti kosovar, Benjamin Dibrani, i cili është pjesë e gjigantit gjerman, Bayern Munich, do ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen.

Dibrani ishte këtë të mërkurë në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku është pritur nga kryetari Agim Ademi.

Me këtë rast, ai ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Dardanëve, duke filluar nga ekipi kombëtar U-19, teksa ka thënë se ëndrra e tij është që në të ardhmen ta japë kontributin e tij në Kombëtaren A të Kosovës.

Kryetari Ademi, i ka dëshiruar mirëseardhje Benjaminit, duke i uruar suksese në karrierën e tij.

Ademi theksoi se Kosova gjithmonë do t’i mirëpres të gjithë talentet e futbollit kudo që ata luajnë dhe që kanë dëshirë për ta përfaqësuar vendin e origjinës së tyre.

17-vjeçari është pjesë e Bayern Munchen që nga korriku i vitit 2018, derisa më herët ai ishte pjesë e klubit gjerman, Regensburg.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore