Udhëtime

Tajlandë, Phuket mund të presë turistë këtë verë


Ishulli tajlandez, Phuket, po garon për të vaksinuar mё shumё se 70% e popullsisë vaksinohen para 1 korrikut.

Kjo do tё bёjё qё Phuket të hapet pёrsёri për turistët e huaj.

Ishulli, i famshëm për plazhet e tij magjepsёse, tërhoqi 10 milionë vizitorë një vit para pandemisë.

Pasojat ekonomike tё virusit janё ndier nga pothuajse të gjithë banorët.

Drejtuesit e mjeteve që transportonin dikur turma turistësh, mezi mund të përballojnë me qira automjetet e tyre.

Në spitalin Thalang madje ka rёnё dhe numri i pacientёve. Shumë banorë janë larguar nga ishulli për t’u kthyer në provincat e tyre.

Në Patong, bregun perëndimor tё Phuket, tё njohur për jetën e tij të natës, rrugët janë pothuajse të shkreta.

Baret dhe lokalet e natёs tё vendit u urdhëruan të mbyllen. Kjo në përgjigje të valёs sё tretë të Covid-19, më e ashpra nё vend dhe e përqendruar kryesisht nё kryeqytetin Bangkok.

Edhe nëse jeta e natës lejohej të hapet në Patong, nuk do të kishte klientë.

Ndërsa Evropa ka qenё kryesisht e hapur gjatë pandemisë, Azia Jug-Lindore i ka mbajtur kufijtë e saj pothuajse plotësisht të mbyllur.

Kushdo që hyn nё Tajlandё duhet të qëndrojë nё karantinё për 14 ditë dhe të kthejё njё test negativ tё Covid-19.

Strategjia e ka ndihmuar Tajlandën të shmangë numrin e madh të vdekjeve nga Covid-19, por i bëri presion të madh ekonomisë së saj të varur nga turizmi.

Javën e kaluar, kryeministri, Thai Prayuth Chanocha, tha se vendi do të hapet plotësisht nga mesi i tetorit.

Lehtёsimi i kufizimeve qё Phuket do tё praktikojё prej 1 korrikut, pritet të sigurojë një model për pjesën tjetër të vendit dhe potencialisht destinacione të tjera turistike në Azi.

Skema e re, e njohur si “Phuket Sandbox”, pritet të marrë miratimin përfundimtar javën e ardhshme.

Mё tej ishulli do të hapë dyert për turistët plotësisht të vaksinuar nga vendet me rrezik të ulët dhe të mesëm.

Vizitorët do të qëndrojnë në hotele speciale, të çertifikuara, ku 70% e stafit janë vaksinuar.

Nëse do tё shkojnë diku tjetër në Tajlandë, do të duhet të karantinohen pёr 14 ditë para se ta bëjnë këtë.

Do të jenё nё fuqi masat e tjera parandaluese, si pёrdorimi i maskave.

Ekziston gjithashtu një ndalim kombëtar që ndalon shitjen e alkoolit në restorante.

Vizitorëve mund t’u kërkohet të shkarkojnë një aplikacion gjurmimi ose të veshin një rrip dore GPS.

Megjithatё detajet e sakta ende nuk janë konfirmuar.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore