Lajme

Tahiri kërkon nga deputetët mbështetje për Trust-in


Shefi i grupit nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahirit

Pas mbledhjes së kryesisë të Kuvendit, shefi i grupit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahirit ka kërkuar nga deputet që të votojnë projektligjin për Trust-in.

“Projektligji për Trust-in të tërhiqet nga 10 deri në 30 për qind, e cila është kërkesë e qytetarëve e Kosovës e cila ka ardhur si rezultatet i krizës ekonomike në Kosovë. Ky projektligj do të jetë si pikë e parë e seancës së re të enjten”.

Sipas tij, kjo mënyrë do të ishte sado pak ndihmë për qytetarët e Kosovës.

“Ne shpresojmë se të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës do të reflektojnë karshi kësaj kërkesë të qytetarëve, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për secilën familje në Kosovë”.

“Ftoj deputetët që të reflektojnë përballë kësaj kërkese të qytetarëve dhe ta miratojnë të njëjtën”.

Edhe shefja e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi se këtë javë do të mbahen dy seanca të cilat kanë mbetur të papërfunduara.

“Këtë javë do të jenë dy seanca, njëra do të mbahet të mërkurën me vazhdimin e pikave të papërfunduara të seancës së vjeshtës”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila, është pyetur edhe për cështjen e Asociacionit, për të cilën u shpreh se qëndrimi i tyre vazhdon të jetë i ngjashëm.

“Si subjekt, si grup parlamentar, çështja e Asociacionit tek ne ka qenë një çështje në të cilin qëndrimi është i qartë që Asociacioni një etnik nuk është që mbështetet nga grupi ynë parlamentar apo subjekti politik në pushtet”.

Ajo tutje ka kujtuar edhe qëndrimet e kryeministrit për disa çështje.

“Por, konsiderojmë që një etniteti nuk është parim në cilin është ndërtuar shteti i Kosovës, ndërsa e dyta sa i përket konsensusit të përbashkët janë disa çështje të cilat kryeministri që në fillim të mandatit ka deklaruar se duhet të ketë konsensuse të përbashkët në veçanti për politikë të jashtme, për dialogun Kosovë-Serbi si dhe për çështje apo strategjitë të cilat e kalojnë mandatin e Qeverisë”.

Si rrodhën gjërat?

Partia Demokratike e Kosovës  – si partia më e madhe opozitare kishte propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars kishte dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Megjithatë ky projektligj nuk kishte marrë dritën jeshile të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Qershor.

Për këtë projektligj kishin votuar gjithsej 102 deputetë, kur prej tyre 44 pro, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Pas këtij dështimi qytetarët e Kosovës përmes më shumë se 20 mijë nënshkrimeve ishin drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’u lejohet tërheqja e Trustit.

Sipas propozimit të PDK-së, i cili nuk u aprovua në Kuvend, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Precedohet në Kuvend nisma për tërheqjen e Trustit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore