Lajme

Tahiri: Ka dyshime të bazuara se në kontratat njëburimore ka korrupsion


Besnik Tahiri

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ka dyshime të bazuara se në kontrata njëburimore mund të ketë korrupsion.

Këto komente, Tahiri i ka bërë në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për kontratat njëburimore dhe për të cilat është prezantuar një rezolutë.

“Krejt çfarë po kërkojmë ne e këtë rezolutë që e ka propozuar LDK-ja, po kërkojmë që këta ministra të vijnë e të raportojnë se mbi çfarë baze dhe mbi çfarë racionaliteti, arsyeshmerie i kanë nënshkruar këto kontrata njëburimore, për shkak se dyshimi është i bazuar që këtu mundet të ketë subjekt të korrupsionit”, ka thënë Tahiri.

“Kampion i tenderëve një burimore është KEK-u, problemi është që aty na ka dalur dyshimi, aty është duke ndodhur hetimi, mund të ndodh që në fund të dalin të pafajshëm, por aty është një proces hetues për këtë çështje”, shtoi.

“Para se ne ta kualifikojmë se a është hajni”, theksoi deputeti i AAK-së, “ne si deputetë na duhet që ta trajtojmë seriozisht”.

Tahiri kërkon që të themelohet Komision Hetimor për kontratat njëburimore: Ka material për prokurorinë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore