Lajme

Tahiri e quan “skandaloze” kërkesën e Muratit për rritjen e pagave në sektorin privat


Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në deklarimin pas mbledhjes së Kryesisë, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, për deklaratën ku ai kërkon nga sektori privat që të rris pagat për punëtorët.

“Është edhe një temë shumë e rëndësishme që lidhet me buxhetin e vitit 2023. Në analizën e parë të AAK-së shohim se ky është një buxhet totalisht pa vizion dhe i pareflektueshëm në gjendjen që është Kosova. Janë disa argumente”.

“Argumenti i parë është deklarata skandaloze e ministrit të Financave, ai thotë sektorit privat dilni dhe rritni rrogat e punëtorëve të juaj se iu ka rrit fitimi, derisa në këtë buxhet në këtë sesion nuk e ka sjellë ligjin e pagave që e ka në dorë”.

Sipas tij, rritja e pagave është në kompetencat e ministrit.

“Ministri Hekuran Murati e ka në dorë rritjen e pagave për sektorin publik dhe buxhetin për këtë punë, as nuk e ka sjellë në linjë buxhetore për këtë ligj, as ligjin, e mbi të gjitha koeficientin”, ka thënë Tahiri.

Ai konsideron që është e palogjikshme nga një ministër të kërkojë një gjë të tillë nga sektori privat, kur ai e ka në dorë rritjen e pagave për sektorin publik.

“Kjo është një qasje e pazot dhe e një qeverisje të padenjët. Në dy rrethana i kemi, e ka situatën në veri dhe buxhetin e tillë, e ministri i Financave kërkon sektorit privat t’i rrit rrogat. Ky është një buxhet që i ka dëmtuar organizatat buxhetore, e në veçanti komunat”, ka thënë Tahiri.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ndërsa, bëri të ditur se kanë kërkuar një interpelancë nga kryeministri edhe për dialogun, por që ende nuk kanë arritur që të dakordohen për datën.

“Mendojmë që tani duhet qasje serioze e disiplinuar dhe gjithëpërfshirëse. Synimi i interpelancës është që t’i jep një zgjidhje situatës në vend. Jemi duke pritur një përgjigje nga kryeministri”, ka thënë Tahiri.

Edhe shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kishte thënë se si grup parlamentar, kanë propozuar një rezolutë për gjendjen në shëndetësi.

“Ju po e shihni që kemi degradim të shërbimeve, dhe të mbetet pa ministër e shohim se fokusi i Qeverisë ka humbur fare dhe kjo po ndikon në shërbime dhe në gjepin e qytetarëve, pasi janë ata që duhet t’i blejnë medikamentet pavarësisht gjendjes së sektorit të shëndetësisë”, ka thënë Tahiri.

Gjithashtu, ka përmendur edhe raportin e Auditorit për Klinika, duke thënë se ka jashtëzakonisht parregullsi dhe afera korruptive dhe se do të kërkojnë që të ketë debat për gjendjen në shëndetësi.

“Na kërkuam që javën që vije të vinë për votim kandidatët për Gjykatën Kushtetuese. Ju e dini që për një periudhë të gjatë Gjykata funksionon me minimum të gjyqtarëve dhe mendojmë që javën që vije do të arrijmë që sigurojmë dy gjyqtarë që i mungojnë Gjykatës”, ka thënë ai.

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të enjten të mbahet seanca në të cilën do të shqyrtohet në parim Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore