Lajme

Tahiri: Asamblistët komunalë nuk janë të detyruar ta deklarojnë pasurinë, me ligjin e ri,


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se të martën kanë përfunduar punimet për ligjin e ri të deklarimit të pasurisë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Sot përfunduan punimet e Grupit Punues për pakon e ligjeve anti-korrupsion, respektivisht Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit për Deklarimin, Kontrollin, Prejardhjen e Pasurisë dhe Dhurata”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka potencuar se deklarimi do të bëhet në formë elektronike, duke lehtësuar dukshëm deklarimin dhe kontrollin.

“Asamblistët komunalë nuk kanë detyrimin për të deklaruar pasurinë. Do të ketë kontroll të plotë të deklarimeve periodikisht, varësisht prej pozitës së zyrtarit publik. Do të rritet transparenca, me ç‘rast deklarimet e të gjitha subjekteve deklaruese do të bëhen publik”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Sipas tij, me ligjin e ri, Agjencia kundër Korrupsionit do të ketë kompetenca gjobëvënëse.

“Agjencia mvishet me kompetenca gjobëvënësve, me theks në provimin e qëllimit të zyrtarit për të mos deklaruar apo për të deklaruar rrejshëm, si element i veprës penale”.

Deklarimi i pasurisë nga personat publikë në Kosovë ka filluar qysh në vitin 2007.

Ligji për deklarimin e pasurisë i obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri dhe pastaj në baza vjetore.

Ndërsa, verifikimi i prejardhjes së pasurisë së deklaruar të zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë, po vazhdon të jetë mision i pamundur.

Përfaqësues të shoqërisë civile pohojnë se kjo po ndodh për shkak të mungesës së mekanizimeve ligjore.

Leotrim Gashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), kishte thënë për Albanian Post se dënimet të cilat shqiptohen për mos deklarim të pasurisë së zyrtarëve janë shumë të ulëta.

Afati ligjor për deklarim të rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2021 është 1 deri 31 mars 2022.

Ligji për deklarimin e pasurisë obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri dhe pastaj në baza vjetore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore