Rajoni

Tadiç mohon raportimet e Fox News: S’kam pasur takim me djalin e Joe Biden


Boris Tadic dhe Hunter Biden

Ish-presidenti serb, Boris Tadiç, ka mohuar raportimet e medies amerikane Fox News se djali i Joe Biden, presidentit aktual amerikan, Hunter Biden, në vitin 2010 kishte planifikuar një takim me Tadiçin dhe “individ të tjerë të fuqishëm financiarisht”.

“As nuk kam pasur takim me të e as nuk di se ai ka pasur interesim për takim me mua”, i ka thënë Tadiç Radio Evropës së Lirë.

Sipas lajmit të Fox-it i dhënë të enjten e 2 dhjetorit, mediumi ka pasur qasje në disa emaila që tregonin se Hunter Biden po planifikonte një takim me Tadiçin pasi kishte në plan të investonte në Serbi.

Tadiç ka thënë se beson që këto raportime janë thjesht për ta dëmtuar Joe Biden.

Por Fox raportonte se “i regjistruari si agjent serb” dhe më pas edhe ambasador i Serbisë në SHBA, kishte folur me Hunter Biden gjatë kohës sa Joe Biden ishte në mandatin e tij të parë si zëvendës-president, për t’u “koordinuar rreth orarit për një takim për çështje investimesh me presidentin serb dhe biznesmenë të tjerë serbë”.

Presidenti Joe Biden me djalin e tij Hunter Biden

Sipas Fox News, Mark Doyle, ish-këshilltar i lartë i Biden dhe drejtori financiar i kampanjës presidenciale të Biden në vitin 2008, i kishte dërguar një e-mail Hunter-it me 16 prill të vitit 2010, duke e informuar se është takuar “me shefin e stafit të Tadiç-it” dhe më pas e kishin pyetur nëse edhe ai është i interesuar për një takim me vetë Tadiç-in.

Emaili per Hunter Biden

“Jam takuar me shefin e stafit të Tadiç-it të enjten, kur kisha atje dhe ai më pyeti për ju. Po besoj ambasadori ua ka përcjellur bisedën”, shkruante Doyle.

Emaili

Sipas Fox News, ai po i referohej Vladimir Petroviç, ambasador i Serbisë në SHBA, të cilin Hunter e kishte takuar në shkurt të vitit 2010, bashkë me këshilltarin për siguri kombëtare të Tadiçit, Jovan Ratkoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore