
Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike, i ka drejtuar thirrje kreut të SPAK Altin Dumanit që të caktojë një prokuror special që të hetojë krimet zgjedhore.
Këtë, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian.
Ajo ka theksuar rëndësinë që kanë zgjedhjet për momentin në të cilin ndodhet Shqipëria.
“Ky është një vit i rëndësishëm e një vit testi e prove për Shqipërinë. A mundet Shqipëria që ka çelur negociatat të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?’, ka pyetur Tabaku.
Sipas saj, nuk ka kuptim dhe nuk mund të jetë e pranueshme që zgjedhjet të jenë ende problem për statusin që ka sot Shqipëria.
Po ashtu ka shprehur gjithë mbështetjen e saj dhe të opozitës ndaj institucionit të SPAK-ut.
“SPAK dhe drejtuesi i saj do të ketë mbështetjen time në punën tuaj dhe në përpjekjen tuaj dhe institucionit që ju po drejtoni për të luftuar Krimin e Organizuar, Korrupsionin dhe mafian në vend”, ka thënë ajo.
“Ne kemi nevojë për një drejtësi të pavarur. Ne kemi nevojë për prokurorë të ndërgjegjshëm për punën e tyre. Kemi nevojë për sundimin e ligjit dhe fundin e pandëshkueshmërisë”, ka vijuar Tabaku.
Gjithashtu ka shtuar se dosjet 184 dhe 339 rrezikojnë të parashkruhen dhe përgjegjësit e vërtetë mos të përfundojnë përpara drejtësisë.
Ajo i ka kërkuar Dumanit që të caktohet një prokuror special sa më shpejt, i cili të jetë i dedikuar për të hetuar krimet zgjedhore.
“Propozim që vjen pasi është e papranueshme që Shqipëria me negociata të hapura të ketë zgjedhjet problem; të ketë krimin e organizuar që angazhohet në zgjedhje, të ketë dosje që dëshmojnë lidhjen krim-politikë”, ka shtuar Tabaku.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lea Ypi ironizon me Braverman: Ftoi delegacionin shqiptar për “çaj mali” në Home Office
-
Rama zyrtarizon shpërblimin prej 5 mijë lekësh për pensionistët
-
COD-i ekspozon koleksionin e rrallë të surrealistit Gjelosh Gjokaj
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së