Shqipëria

Tabaku: Do heqim barrën e fiskalizimit


Ish deputetja e Partisë Demokratike (PD), Jorida Tabaku në takim me biznese në Tiranë është shprehur se PD-ja do të rimburësojë bizneset për pagesën e fiskalizimit.

“Ata që kanë paguar deri tani këtë nga 400 deri në 2 mijë euro për këtë aferë korruptive, do t’i marrin paratë mbrapsht. Do të rimbursohen ato biznese që e kanë nisur instalimin”.

Në bisedë me bizneset ajo shpjegoi se programi i PD-së e nxjerr biznesin nga barra e rëndë e taksave dhe pagesat korruptive.

“Programi vendos drejtësi fiskale me taksëne  sheshtë 0.5% mbi xhiron duke përfshirë taksat lokale, si taksë që sjell lehtësira dhe zhvillim”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore