Sport

Sylvinho: Fitoret radhazi, meritë e lojtarëve që kanë dhënë maksimumin në fushë


Kombëtarja shqiptare ka triumfuar me rezultatin 2-0 kundër Bullgarisë në stadiumin “Air Albania”.

Pas miqësores së shënjuar nga golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit, ka folur edhe trajneri i Kombëtares, Sylvinho.

Ai i ka kërkuar ekipit të qëndrojë “me këmbë në tokë”, ndërsa ka shprehur vlerësimin për lojtarët që u futën në fushë, teksa kaluan shumicën e minutave në stol gjatë ndeshjeve kualifikuese.

“Mendoj që është një skuadër që jep gjithçka në fushë, nuk ka rëndësi është ndeshje zyrtare apo miqësore, ne japim gjithmonë maksimumin. Për mua të gjithë janë shumë të mirë. Të 23 lojtarët”, ka thënë ai.

Po ashtu trajneri ka shtuar se “do të thotë shumë që Shqipëria ka bërë 5 fitore…kjo është meritë e të gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës”.

“Daku futet dhe shënon, gjithashtu dhe Muçi me Laçin. Kjo është shenjë që ne kemi lojtarë shumë të fortë si në formacion dhe në stol. Të gjithë lojtarët janë nivel i njëjtë, si në stol ashtu dhe në formacion”, ka theksuar ai.

Trajneri ka vijuar duke thënë se ka shumë lojtarë që bëjnë tranzicione.

“Unë e kuptoj që ne duhet të bëjmë më shumë zotërim topi, por kemi lojtarë me karakteristika shumë të forta në fazën e tranzicionit”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore