Sylvinho: Dalim me kokën lartë, vëmendja te Nations League dhe kualifikueset e Botërorit

SHFLETO
Romario Ismailaj
24.06.2024 23:55
Loading Icons...

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka folur pas ndeshjes që kuqezinjtë luajtën ndaj Spanjës ku u mundën 1-0 dhe si pasojë u eliminuan nga Euro 2024.

Braziliani theksoi se ekipi del me “kokën lartë” nga Evropiani pas paraqitjeve të mira që zhvilloi ndaj kundërshtarëve tepër të fortë.

“Dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, me kampionë Europe dhe Bote. Me yje të mëdhenj. Jam i trishtuar për rezultatin, por jo për paraqitjet. Kemi dalë me kokën lart nga ky kompeticion. Në çdo ndeshje kemi pasur mundësitë tona”, theksoi Sylvinho.

“Sa i përket Evropianit. Kemi arritur një finish shumë të rëndësishëm. Jam shumë i kënaqur me lojtarët. Kemi parë 6-7 lojtarë shumë të rinj në fushë gjatë këtyre ndeshjeve”.

“Por edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë që kanë bërë shumë mirë në këto sfida. Të gjithë mendonin se do të humbisnim 3 apo 4 me 0 ndaj këtyre skuadrave, por ne ishim aty, në lojë deri në fund”.

“Dua të falënderoj Federatën dhe të gjithë stafin që kemi punuar. Kemi përpara Nations League dhe më pas do të fokusohemi te kualifikueset e Botërorit. Kemi treguar rritje dhe duhet të vazhdojmë të provojmë emocionet e Evropianit sërish, por edhe të Botërorit”, përfundoi Sylvinho duke dhënë sinjale se do të jetë në stolin kuqezi përtejë kësaj Euro 2024.

Italia me ‘golden goal’ siguron kalimin e grupit, Kroacia thuajse e eliminuar