Film

Sylvester Stallone vjen si superhero në filmin e ri


Sylvester Stallone

Në trailerin e filmit “Samaritan”, aktori Sylvester Stallone rikthehet në ekranet tona si një superhero që mendohej se ishte zhdukur.

Në filmin i cili pritet të publikohet më 26 gusht në Amazon Prime Video, bëhet fjalë për një djalë të vogël të quajtur Sam i cili dyshon se fqinji i tij misterioz është në të vërtet heroi legjendar.

Sylvester Stallone

76-vjeçari, Stallone, luan rolin e Joe Smith, në dukje një koleksionist i zakonshëm plehrash – që në të vërtet është superheroi ‘Samaritan’, i cili mendohej se kishte vdekur shumë vite më parë.

Me krimin në rritje dhe qytetin në prag të kaosit, Smith rikthehet për të shpëtuar qytetin nga rrënimi.

“Samaritan” vjen me regji të Julius Avery, dhe në të luajnë: Pilou Asbaek i njohur nga seriali i famshëm “GOT”, Nikolas Logan, aktor dhe producent, i njohur për filmin e vitit 2020 “I Care a Lot” e shumë fytyra të tjera të njohura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore