Lajme

SWIFT pret emrat e bankave ruse që do sanksionohen


Pas sanksioneve të Perëndimit, SWIFT deklaroi se është në pritje të emrave të bankave që do shkëputen nga sistemi i saj global.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja dhe Britania ranë dakord të shtunën që bankat e zgjedhura ruse të hiqen nga SWIFT.

“Ne gjithmonë do të respektojmë ligjet e zbatueshme të sanksioneve”, tha SWIFT në një deklaratë zyrtare.

Shoqata belge shtoi se po angazhohet me autoritetet për të kuptuar se cilat subjekte do t’i nënshtrohen këtyre masave të reja.

Bankat përdorin SWIFT-in për të dërguar miliona udhëzime çdo ditë duke mbështetur triliona dollarë në pagesa çdo vit për të mbështetur tregtinë ndërkombëtare.

Sistemi financiar botëror po ndërpret lidhjet me Rusinë dhe bankat e saj për të ndaluar kompanitë ruse të mbledhin fonde në tregjet e huaja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore