Kosova

Sveçla: Përmes bashkëpunimit me SHBA-të, policia jonë do rris kapacitetet vepruese


Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sfeçla

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sfeçla ka marrë pjesë në ceremoninë e finalizimit të suksesshëm të trajnimit mes Forcave Speciale Amerikane dhe Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës, ku ka thënë se përmes këtij trajnimi, zyrtarët policorë kanë arritur të zgjerojnë njohuritë e tyre.

Ai ka thënë se zyrtarët policor të Njësisë Speciale Intervenuese kanë fituar edhe shkathtësi të reja operimi.

“Përkushtimi i Forcave Speciale Amerikane për të ndarë njohuritë e tyre me ne, përveç që është rezultat i bashkëpunimit të mirë mes shteteve tona, dëshmon gatishmërinë për të na ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve tona”, ka shkruar Sfeçla në rrjetin social Facebook.

I pari i punëve të brendshme të Kosovës ka falënderuar zyrtarët e Forcave Speciale Amerikane për njohuritë e ofruara për zyrtarët policor të Kosovës si dhe “për vullnetin në zgjerimin e njohurive dhe aftësive të tyre me qëllim të ofrimit të sigurisë së vendit tonë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore