Sveçla për BBC: Serbia mendon që përmes sulmeve terroriste mund ta ndryshojë situatën në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur se Serbia mendon që me sulme terroriste mund ta ndryshojë situatën në Kosovë.
Sveçla, në një intervistë për BBC ka treguar se si ka ndodhur sulmi i së dielës në Banjskë ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe u plagosen tre të tjerë.
Ai ka shtuar se ka një rrugë për kthim në tavolinën e negocimeve.
“Ne sigurojmë rend dhe ligj për të gjithë qytetarët e vendit, pavarësisht etnive”.
“Fatkeqësisht, Serbia mendon që duke organizuar sulme terroriste mund ta ndryshojë situatën në terren, çka nënkupton se mund ta vendosë këtë nën tavolinën e bisedimeve”, ka thënë ministri.
"What we want to do is make sure everyone feels safe…"
Xhelal Sveçla, the Kosovan Minister of Internal Affairs responds after Serbia's President blamed Kosovo for months of provocation after a deadly stand-off between ethnic Serb gunmen and police in northern Kosovo. pic.twitter.com/bpkd3BpiGN
— BBC Newsnight (@BBCNewsnight) September 25, 2023
Ai tutje ka treguar veprimet që kanë bërë pasi kanë kuptuar se një polic është plagosur në Veri.
“Nga ky sulm një nga policët fatkeqësisht ka vdekur dhe një tjetër është plagosur. Pas kësaj ne kemi dërguar forca të tjera, edhe për ta tërhequr policin e plagosur”.
“Ne kemi parë dy kamionë të cilët kishin bllokuar rrugën dhe pastaj kanë vazhduar të sulmojnë gjatë gjithë ditës”, ka thënë ministri.
Por ka shtuar se ajo çfarë duan, “është që të gjithë të ndihen të sigurt”.
Polici Afrim Bunjaku, i cili është vrarë të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit, në Veri, është varrosur këtë të hënën në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen komertative për nder të policit, Afrim Bunjaku, i cili u vra në fshatin Banjskë në Veri të Kosovës, nga bandat kriminale të Serbisë ka ndarë Post-Mortem, urdhrin me të lartë të Republikës ‘hero i Kosovës’ të cilin e pranuan familjarët e policit Bunjaku.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi terrorist nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Organet e rendit konfirmuan se katër sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.
Derisa pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist dyshohet se janë arratisur duke kaluar në territorin e Serbisë.
Policia ka gjetur prova të reja, pajisje e materiale që janë konfiskuar në Veri ku kishte shkëmbime me armë zjarri dhe janë prezantuar të hënën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hovenier i uron mirëseardhje “të ngrohtë” në Kosovë ambasadorit të Shqipërisë
-
Elizabeth Magill: UPenn humbet 100 milionë dollarë donacion pas dëshmisë në Dhomës së Përfaqësuesve, për antisemitizëm
-
Qeveria kërkesë Osmanit për autorizimin e kredisë nga BERZH-i
-
13 zyrtarë policorë i shtohen Njësisë së Mbrojtjes së Afërt
Lajmet kryesore
-
Socialistët thonë se 21 janari ishte krim shtetëror: Vendimi i Strasburgut i hap rrugën drejtësisë
-
Edhe në Zubin Potok serbët iniciojnë peticion për largimin e kryetarit Zeqiri
-
Elizabeth Magill: UPenn humbet 100 milionë dollarë donacion pas dëshmisë në Dhomës së Përfaqësuesve, për antisemitizëm
-
Trafiku i pasagjerëve në Evropë, TIA mes aeroporteve me performancën më të lartë