Sport

Superliga: Ballkani dhe Drita nuk tolerojnë


Ballkani dhe Drita kanë arritur fitoret e radhës në Superligën e Kosovës duke mundur respektivisht 1-0 Ferronikelin dhe 4-2 Lirinë.

Nuk ka tolerime nga skuadrat kryesuese të Superligës në javën e 29 të kampionatit. Ballkani dhe Drita kanë marrë fitore, teksa pritet se si do të shkojë ndeshja e Llapit ndaj Dukagjinit të dielën.

Nazmi Gripshi me golin e realizuar në minutën e 23 i dha tri pikët e arta Ballkanit në transfertën e Ferronikelit.

Drita triumfoi në shtëpi duke shënuar katër herë në portën e Lirisë, teksa pësoi dy. Golat për vendasit erdhën nga Meris Maliqi, Blerim Krasniqi, Fluturim Domi (autogol) dhe Albert Dabiqaj.

Fitore arriti edhe Gjilani, i cili mundi Prishtinën në kryeqytet me shifrat 2-1. Kushtrim Shabani dhe Qëndrim Ismajli shënuan për Gjilanin, ndërsa Rilind Nimani për Prishtinën.

Renditja e Superligës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore