Sport

Superkupa e Spanjës/ Atletico Madrid-i dhe Athletic Bilbao kërkojnë biletën për në finale


Superkupa e Spanjës do të luajë ndeshjen e dytë gjysmëfinale. Sfida luhet mes Atletico Madrid-it dhe Athletic Bilbao-s, duke filluar nga ora 20:00.

Të mërkurën u luajt sfida e parë, ajo mes Barcelona-s dhe Real Madrid-it. E përfunduar në shifrat 3-2 për Real-in, pas kohës shtesë. Me fitoren e arritur, Real-i u bë skuadra e parë finaliste e Superkupës.

Në takim e kësaj të enjte, Atletico dhe Athletic përballen në stadiumin “King Fahd”, në Riyad të Arabisë Saudite.

Përballja e fundit mes dy skuadrave e luajtur në La Liga, gati katër muaj më parë, përfundoi me rrjeta të paprekura.

Në këtë takim, Atletico vjen pas barazimit 2-2 me Villarreal-in në La Liga dhe fitores 5-0 ndaj Rayo Majadahonda-s në Copa del Rey.

Athletic vjen pas barazimit 0-0 me Deportivo Alaves-in në La Liga dhe fitores 2-0 në Copa del Rey përballë Atletico Mancha Real-it.

Finalja e Superkupës do të luhet më 16 janar, në po këtë stadium, duke filluar nga ora 21:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore