Superkupa e Italisë vjen me një risi

SHFLETO
albanianpost
11.01.2023 18:04
Loading Icons...

Superkupa e Italisë do të zhvillohet më 18 janar në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijadh, ku do të përballen rivalët e përbetuar të qytetit të Milanos, Milan-i dhe Inter-i.

Pra, kuqezinjtë si kampion aktualë ndërsa zikaltrit si fituest të Kupës së Italisë në edicionin e kaluar.

Kjo përballje do të ketë një rëndësi të veçantë për futbollin italian, pasi për herë të parë do të aplikohet pozicioni jashtë loje gjysmë-automatik, një teknologji që u përdor nga FIFA në Kupën e Botës Katar 2022 dhe pati rezultate pozitive.

Lajmin e ka dhënë shefi i Arbitrave në Itali, Gianluca Rocchi, i cili ka zbuluar se instrumenti i ri do t’i ndihmojë edhe më shumë gjyqtarët që të marrin shpejt vendimet, megjithatë pranoi se elementi njerëzor do të jetë vendimtar.

“Pozicioni jashtë loje gjysmë-automatik do të aplikohet për herë të parë në Superkupën e Italisë mes Inter-it e Milan-it”, tha Rocchi.

“Është një instrument që do të ndihmojë në një vendimmarrje më të shpejtë në rastet e pozicioneve jashtë loje, megjithatë në fund arbitrat duhet të tregohen të zotët të analizojnë mirë situatat”, deklaroi Rocchi.