Sport

Superiore/ Vllaznia synon afrimin me kreun


Vllaznia do të ketë një përballje të lehtë në letër në “Loro Boriçi”, përballë Skënderbeut. Sfida do të luhet për javën e 13 në Abissnet Superiore dhe do të fillojë nga ora 16:45.

Shkodranët renditen të tretët në kampionat me 20 pikë dhe kërkojnë të ngushtojnë diferencat me vendin e parë që mbahet nga Tirana.

Renditja e Abissnet Superiore

Korçarët renditen të parafundit me 11 pikë. Të besuarit e Migen Memellit janë në kërkim të fitores së parë në transfertë.

Në gjashtë sfidat e luajtura në shtëpi këtë sezon, kuqeblutë kanë arritur katër fitore, një barazim dhe një humbje. Në krahun tjetër, korçarët në transfertë numërojnë dy barazime dhe katër humbje.

Në katër sfidat e fundit në kampionat, Vllaznia ka arritur tre fitore dhe një barazim. Skënderbeu numëron një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Përballja e fundit mes dy skuadrave, e luajtur gjatë fazës së parë të kampionatit përfundoi në barazim 0-0. Shkodranët e mbyllnin ndeshjen me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Mevlan Adilit në minutën e 46.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore