Sport

Superiore: Vllaznia ngec në shtëpi, Kukësi mundet nga Egnatia


Kanë përfunduar dy takimet e para të kësaj të shtune në Abissnet Superiore. Në Shkodër, Vllaznia dhe Bylis kane barazuar pa gola. Në Kukës, vendasit janë mundur 3-0 nga Egnatia.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” të dyja skuadrat krijuan raste shënimi, por saktësia para portës ishte ajo që ju mungoi.

Megjithatë, skuadrat ndan nga një pikë, që më shumë vlerë ka për ballshiotët sesa për shkodranët. Kjo pasi për Bylisin është një pikë shprese në luftën për mbijetesën. Ndërsa, për shkodranët, lufta për Kupat e Evropës bëhet më e ashpër.

Në “Kukës Arena”, vendasit ishin shumë larg pritshmërive dhe tashmë mund të “përshëndeten” me ëndrrën për Evropën. Në krahun tjetër, situata është shumë e favorshme për rrogozhinasit.

Me fitoren e arritur, Egnatia i forcon pozitat në vendin e tretë dhe madje është vetëm tre pikë larg kreut që mbahet nga Tirana.

Renditja e Superiores:

Po këtë të shtunë, duke filluar nga ora 18:00 do të luhet përballja mes Teutës dhe Partizanit. Të dielën do të luhen dy takimet e tjera të javës së 27 në Superiore: Kastiroti – Laçi dhe Tirana – Erzeni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore