Sport

Superiore: Triumfojnë Teuta dhe Laçi


Abinsset Superiore ka përfunduar dy sfidat e fundit të raundit të katërt. Teuta ka mundur 1-0 Skënderbeun dhe Laçi triumfoi 2-1 ndaj Vllaznisë.

Java e katërt e Superiores filloi të dielën me takimin Erzeni – Dinamo, i përfunduar me fitoren e skuadrës nga Shijaku në shifrat 2-1. Të hënën u luajtën takimet Kukësi 0-2 Tirana dhe Partizani 1-1 Egnatia.

Përsa i përketë ndeshjeve të kësaj të marte, Teuta iu fal golit të 16-vjeçarit Ergis Arifi në minutën e 25 për të marrë tri pikët në “Niko Dovana”.

Në fakt, është dhe fitorja e parë për durrsakët këtë sezon të ri në Superiore. Ata e shikojnë veten në vendin e tetë me 4 pikë, por kanë një ndeshje më pak (përballë Partizanit), pasi kanë luajtur vetëm tre javë.

Në krahun tjetër, Skënderbeu ka marrë humbjen e dytë radhazi. Por, megjithatë, korçarët e shikojnë veten në vendin e katërt me 6 pikë.

Në Laç, vendasit arritën të përmbysnin takimin ndaj shkodranëve të Vllaznisë.

Lorik Boshnjaku realizoi në minutën e tretë duke kaluar shumë shpejt në avantazh miqtë. Megjithatë, një gol i vonë, në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë nga Ronald Sobowale i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë vendasit do të realizonin edhe golin e dytë me autor, Ledjo Tresa. Dhe me golin e tij, të realizuar në minutën e 75, kurbinasit rrëmbjenë tri pikë të arta dhe ngjiten në vendin e dytë në Superiore.

Pas katër javësh të luajtura, Laçi ka 7 pikë, tre më pak se Tirana kryesuese. Vllaznia qëndron në kuotën e 5 pikëve në vendin e pestë, po aq pikë sa kanë edhe Partizani me Erzenin.

Renditja e Superiores pas javës së katërt:

Java e pestë e Superiores do të luhet më 22-23 shtatorit:

Tirana – Erzeni: 22 shtator, ora 15:00

Dinamo City – Partizani: 22 shtator, ora 18:00

Egnatia – Laçi: 23 shtator, ora 15:00

Skënderbeu – Kukësi: 23 shtator, ora 18:00

Vllaznia – Teuta: 23 shtator, ora 20:15

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore