
Ashtu si në gjithë ligat e futbollit të Evropës, edhe në Abissnet Superioren e Shqipërisë është hapur merkato e dimrit.
Katër skuadra, Teuta, Vllaznia, Kastrioti dhe Egnatia kanë zyrtarizuar largimet dhe afrimet e para për merkaton e janarit.
Vllaznia
Klubi shkodran deri më tani ka konfirmuar vetëm një lëvizje në merkato.
26-vjeçari Arlind Kalaja është larguar nga “Loro Boriçi”.
Teuta
Portieri Bobi Celeski dhe sulmuesi Pepi Gorgiev-i janë dy largimet e para te durrsakët.
Ndërsa, në sulm është rikthyer një ish, Rubin Hebaj, që së fundmi u aktivizua te Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
Kastrioti
Te krutanët ka vetëm një largim. Mbrojtësi 21-vjeçar, Endri Reçi ka mbyllur bashkëpunimin me Kastriotin.
Egnatia
Rrogozhinasit janë skuadra me më shumë largime deri më tani në Superiore. Remi Djuardin-i, Arber Çyrbja, Mario Teqja, Glejdi Ndraxhi, Uros Djuric-i, Arsenio Valport-i dhe Criss Gadi janë të larguarit.
Ndërsa ka pasur vetëm një transferim në hyrje. Portieri 24-vjeçar, Klevis Hasanbelli, u rikthye në skuadër pas gjashtë muajsh aktivizim te Pogradeci.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Kurti me përkrahje të përzemërt për kryetarin e Leposaviqit: E falënderoj për qëndresën e tij shembullore