Sport

Superiore/ Mes golave të anuluar, Dinamo dhe Skënderbeu e mbyllin vitin në paqe


Nuk ka shkuar më shumë se një barazim me rrjeta të paprekura sfida mes Dinamos dhe Skënderbeut.

Ndeshja e javës së 15 në Abissnet Superiore u luajt në “ElbasanArena”. Nga një gol për secilën skuadër u anullua në këtë sfidë.

Vlen për t’u theksuar se të dy portierët, Simon Simoni i Dinamos dhe Bekim Rexhepi i Skënderbeut ishin në lartësinë e duhur në këtë takim. Falë ndërhyrjeve të tyre, rrjetat mbetën të paprekura.

Miqtë nga Korça arritën të gjenin rrugën e rrjetës që në minutën e katërt, me anë të të përherëshmit, Alfred Mensah-ut. Goli i ganezit u anulua për faull.

Dinamo e gjen rrugën e rrjetës në minutën e 54 me anë të maqedonasit, Goran Siljanovski-t. Por, edhe pse me dy minuta vonesë, goli i 31-vjeçarit anulohet, pasi nga VAR-i u dha sinjalizimi për pozicion jashtë loje.

Në sekondat e fundit shtesë, 17-vjeçari Simoni do të bëhej përsëri mburoja e Dinamos. Portieri arriti të evitojë një gol të “sigurtë” nga Mensah-u.

Me rezultatin e arritur, të dy skuadrat përsëri qëndrojnë në kuotë të barabartë pikësh, me nga 15 pikë. Dinamo për shkak të fitores 1-0 në sifdën e parë, qëndron një vend më sipër në renditje se korçarët. Vendi i shtatë për “nëndetësen” dhe i teti për bardhekuqtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore