Sport

Superiore/ Laçi e mbyll vitin me fitore falë Regi Lushkjas


Laçi ka arritur të fitojë në ndeshjen e fundit për këtë vit në Abissnet Superiore. Kurbinasit fituan me rezultatin 2-0 përballë Kastriotit.

Të dy golat e takimit i shënoi Regi Lushkja. 25-vjeçari shënoi golin e parë nga jashtë zone, duke mposhtur portierin mik në minutën e nëntë. Goli i dytë, që vulosi shifrat përfundimtare të takimit u shënua në minutën e 83.

Sfida nuk pati shumë raste të mira për të dy skuadrat. Kastrioti u afrua golit të barazimit në pjesën e dytë, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës, derisa Laçi shënoi golin e sigurisë.

Pas 15 javëve të luajtura, Laçi shkon në kuotën e 27 pikëve, në vendin e tretë në renditjen e kampionatit. Po 27 pikë ka dhe Kukësi i vendit të dytë, që nuk e ka luajtur ndeshjen e javës së 15.

Kastrioti qëndron përsëri në vendin e fundit të kampionatit me vetëm tetë pikë, pas 15 javëve të luajtura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore