Sport

Superiore/ Katër skuadra luajnë ndeshjet e fundit për këtë vit


Dy ndeshje do të luhen këtë të mërkurë në Abissnet Superiore. Sfidat luhen për javën e 15 të kampionatit dhe katër skuadrat mbyllin vitin kalendarik.

Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Laçi”, duke filluar nga ora 13:45. Laçi vendas përballet me Kastriotin.

Kurbinasit kanë 24 pikë në renditje dhe mbajnë vendin e katërt. Krutanët kanë tetë pikë dhe mbajnë vendin e fundit.

Laçi në shtëpi numëron katër fitore, një barazim dhe dy humbje. Kastrioti në transfertë numëron një barazim dhe gjashtë humbje.

Sfida e fazës së parë të kampionatit mes dy skuadrave, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës kurbinase.

Ndeshja e dytë do të luhet në “Elbasan Arena”, duke filluar nga ora 16:45. Dinamo do të presë Skënderbeun.

Të dy skuadrat kanë pikë të barabarta në kampionat, nga 14. Dinamo mban vendin e shtatë në rendtije dhe Skënderbeu të tetin. Kjo për shkak të fitores minimale 1-0 të Dinamos në sfidën e fazës së parë mes dy skuadrave.

Në shtatë ndeshjet si ekip pritës, Dinamo numëron një fitore, katër barazime dhe dy humbje. Skënderbeu në transfertë numëron dy barazime dhe pesë humbje.

Abissnet Superiore do të mbyll vitin 2021 ditën e enjte me tre sfidat e tjera të javës së 15:

Vllaznia – Kukësi

Teuta – Egnatia

Partizani – Tirana

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore