
Milwaukee Bucks – Sacramento Kings
Dueli mes Milwaukee Bucks dhe Sacramento Kings përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 133:127.
Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe fituesi nuk dihej deri në minutat e fundit të ndeshjes.
Bucks ishin pa yllin e tyre, Giannis Antetokounmpo, por kjo duket se nuk ishte problem për Bucks.
Giannis-in e zëvendësoi bashkëlojtari i tij, Khris Middleton, i cili pati një performancë shumë të mirë me 34 pikë, 6 kërcime e 5 asistime.
Lojtarë të tjerë që kontribuuan në fitoren e Bucks ishin Jrue Holiday me 26 pikë dhe Donte DiVincenzo me 20.
Ndërsa te Kings, më të dalluarit ishin Harrison Barnes me 29 pikë dhe Tyrese Haliburton me 24 pikë e 12 asistime.
Phoenix Suns – Indiana Pacers
Ndeshja mes Phoenix Suns dhe Indiana Pacers ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 113:103.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar, por gjithçka ndryshoi në çerekun e tretë, ku Suns morën një epërsi prej 18 pikësh.
Me këtë ndeshje, Suns regjistrojnë fitoren e tyre të gjashtë radhazi.
Chris Paul pati një performancë të paharrueshme, i cili shënoi 18 pikë me 16 asiste.
Lojtarë të tjerë që kontribuuan në fitoren e Suns ishin Mikal Bridges me 23 pikë dhe Bismack Biyombo me 21 pikë e 13 kërcime.
Ndërsa te Pacers, më të mirët ishin Lance Stephenson me 17 pikë dhe Goga Bitazde me 16 pikë e 11 kërcime.
Dueli tjetër në NBA mes Cleveland Cavaliers dhe Oklahoma City Thunder përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 94:87.
/Albanianpost.com
Lajmet kryesore
-
“Gjykim skandaloz dhe puro politik” – Mërzia për dënimin e shokëve në zyrat e OVL të UÇK-së
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?