Lajme

Sunak dhe Guterres bien dakord për rritjen ‘urgjente’ të ndihmës humanitare në Gaza


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe shefi i OKB-së Antonio Guterres, kanë rënë dakord për rritjen “urgjente” të ndihmës humanitare për Gazën.

Ata janë takuar në margjinat e një samiti të sigurisë së inteligjencës artificiale që është mbajtur në Milton Keynes në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas një deklarate të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Sunak dhe Guterres “ranë dakord gjithashtu për nevojën për të riforcuar përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit”.

Po ashtu edhe për “përparimin e punës drejt një zgjidhjeje me dy shtete” në konfliktin Palestinë-Izrael.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore