Sport

Sulmuesi i Serie A infektohet nga malaria


Christian Kouame

Anësori i Fiorentina-s, Christian Kouame (26 vjeç) është trajtuar në spital për malarie, tha të mërkurën klubi italian i Serie A.

Kouame ishte në skuadrën e Bregut të Fildishtë që fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës së fundit dhe luajti në çerekfinale.

“Christian ka shkuar në spital për të marrë trajtim dhe do të vazhdojë të vlerësohet gjatë ditëve në vijim”, tha Fiorentina në një deklaratë.

Fiorentina është e shtata në Serie A me 38 pikë. Kouame ka luajtur 22 ndeshje për ta këtë sezon, duke shënuar një gol dhe një asistim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore