Sport

Sulmuesi i Lyon-it nuk vazhdon kontratën, disa ekipe janë vënë pas tij


Sulmuesi i Lyon-it, Moussa Dembele, ka mbetur futbollist pa klub.

Ai nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me klubin francez, andaj do të jetë agjent i lirë për të negociuar me një klub të ri në ditët në vijim.

Interesimi për të nuk mungon, ku disa ekipe në Spanjë dhe në Itali janë vënë pas tij.

Francezi është pjesë e Lyon-it që nga vera e vitit 2018, kur ishte transferuar nga Celtic për 22 milionë euro.

Deri më tani ai ka luajtur në 172 ndeshje me fanellën e Lyon-it prej të cilave ka shënuar 70 gola dhe ka dhuruar 19 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore