Sport

Sulmuesi brazilian do të largohet nga Juventus-i


Futbollisti brazilian, Kaio Jorge, do të largohet nga Juventus-i, për t’iu bashkuar skuadrës braziliane Cruzeiro.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, largimin e Jorge-s e ka konfirmuar një person i afërm i tij.

Sulmuesi i talentuar iu bashkua Zonjës së Vjetër në gusht të vitit 2021 nga Santos në një marrëveshje me vlerë rreth 5.4 milionë euro në total.

Por, ai nuk arriti asnjëherë t’i tregojë vlerat me klubin italian, duke bërë vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat, nga të cilat nuk la asnjë gjurmë.

Mauro Motta, një mik i familjes së Kaio Jorge, i tha Momento Esportivo se sulmuesi 21-vjeçar do të largohet nga Juventus-i në mars pasi pranoi të nënshkruajë me Cruzeiro.

Kur pronari Ronaldo u pyet për transferimin, ai nuk e mohoi mundësinë e një marrëveshjeje, thjesht duke i uruar mirë për rimëkëmbjen e tij.

Është ende e paqartë se si do të duket kalimi i Kaio Jorge te Cruzeiro, qoftë një marrëveshje huazimi apo transferim përfundimtar. Ai ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2026.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore