Lajme

Sulmoi seksualisht nxënësen, profesori ndalet për 48 orë në paraburgim – i sekuestrohet telefoni


Mësimdhënësi Valentin Selmanaj, ka sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë të shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës.

Në një video e cila është publikuar mbrëmë nga telegraf, mësimdhënësi shihet duke e puthur vajzën e mitur.

Prokuroria në Pejë ka ndërmarrë masa menjëherë pas publikimit të videos dhe ka iniciuar rast ndaj tij.

“Ai është ndaluar për 48 orë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi në një prononcim për Albanian Post.

“Telefoni i është sekuestruar dhe aktualisht është duke u bërë kërkesa për paraburgim”, ka treguar më tej ai.

“Prokurori i shteti ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të pandehurit”, ka sqaruar Nikçi për Albanian Post.

Prokurori e ka cilësuar rastin si “sulm Seksual”.

Bashkim Ramosaj, Kryetar i Komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se ky rast ka tronditur të gjithë.

“Është një rast që na ka tronditur, për shkak të respektit që e kanë pasur banorët për atë mësimdhënës, dhe nuk e di çka ka mundur t’i ndodhë. Mirëpo është rast që na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Ramosaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore