Sport

Sulmoi një fans në avion, përgjigjet Tyson: Kisha pirë marijuanë


Mike Tyson/ Image: Tyson Ranch - Instagram

Në prill, ikona e boksit Mike Tyson u kap në kamera duke goditur vazhdimisht një burrë në fytyrë gjatë një fluturimi nga San Francisko në Florida.

Fillimisht, Tyson pretendoi se burri i kishte kërkuar një foto, por më pas ai filloi të provokonte ish-kampionin e peshave të rënda, gjë që rezultoi në rrahje. Burri nuk ka ngritur akuza kundër Tyson, sipas Prokurorit të Qarkut San Mateo, Stephen M. Wagstaffe.

Tani 56-vjeçari ka folur për incidentin, duke treguar se po ndihej pak keq kur hipi në avion pasi kishte pirë marijuanë gjatë gjithë ditës në një festival në San Francisko, që festonte legalizimin e drogës.

“Para së gjithash, unë erdha nga ky vend i quajtur Hippy Hill, 60 mijë njerëz ishin atje duke pirë kanabis”, tha Tyson për Piers Morgan Uncensored në “TalkTV”.

“Pra, në kohën kur jam në aeroplan, jam i uritur dhe i lodhur. Dhe ai djalë vazhdoi të më kundërshtojë. Dhe pastaj erdha në vete dhe e ‘shkelmova’. Unë po bëj shaka. Do të doja të kisha ‘shkelmuar’. Truproja im u hodh mbi të”.

Tyson pohoi se nga çdo dhjetë takime me tifozët, një person do të përpiqet të ngatërrohet me të, por ato zakonisht nuk përfundojnë me dhunë, pjesërisht sepse ai do të vuajë zemërimin e gruas së tij për reagimin e tillë.

“(Ka) shumë pak, por më është dashur të vë duart vetëm në një. Nuk mund të luaj më kështu se gruaja ime zemërohet. Ajo nuk e pëlqen sensin tim të humorit”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore