Lajme

Sulmohet shtëpia e ministrit afgan në Kabul, katër të vdekur


Të paktën katër persona kanë vdekur pas një sulmi në shtëpinë e ministrit të Mbrojtjes së Afganistanit në Kabul.

Mbrëmjen e të martës, afër banesës së Bismillah Khan Mohammadi, ka shpërthyer bomba, e cila ishte vendosur në makinën e tij.

Po ashtu, katër persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të shtëpisë së ministrit.

Fatmirësisht, Bismillah Khan Mohammadi nuk ndodhej në shtëpi. Menjëherë nga autoritetet përkatëse është bërë evakuimi i familjes së tij.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Mirveyis Staniksey, tha se, pasi njëri nga agresorët shpërtheu një makinë me bombë para shtëpisë së Muhammedi-t, katër sulmuesit e tjerë mësynë në një shtëpi tjetër dhe filluan të qëllonin.

Ai ka shpjeguar se, gjatë natës, është bërë në kohë kapja e tyre dhe se ministri Muhammed dhe familja e tij, fatmirësisht, nuk pësuan dëmtime.

Stanikzey deklaroi se 20 persona u plagosën dhe dhjetëra civilë, të cilët jetonin në shtëpitë në rajon u evakuuan.

Sipas dëshmitarëve okularë, numri i të vdekurve në sulm është më shumë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Autoritetet raportuan se disa zyrtarë të rangut të lartë nga provincat e tjera ishin në shtëpinë e Mohammedi-t në kohën e sulmit.

Shumë shtëpi dhe biznese rreth shtëpisë së ministrit u dëmtuan gjithashtu nga shpërthimi i bombës.

Protestohet kundër aktit terrorist

Pas sulmit me bombë, shumë civilë në Kabul protestuan kundër aktit terrorist.

Gjithashtu theksohet se zëvendëspresidenti Emrullah Salih dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë morën pjesë në protestë.

Autoritetet theksuan se aksioni u krye në përgjigje të sulmeve në rritje në kohët e fundit në Shir.

Sulmi vjen, ndërsa luftimet po vazhdojnë në qytetet e tjera kyçe afgane, ku Këshillimi i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore