
Katër shqiptarë kanë raportuar në Mitrovicë të Veriut se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në sheshin “Car Lllazar”, më 28 nëntor.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës.
“Sheshi ‘Car Llazar’, Mitrovicë – Veri 28.11.2022-16:40. Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe, në Veri të Kosovës më herët ishte raportuar edhe për incidente të tjera.

Rastet e fundit kishin qenë për djegeje të veturave disa me targa RKS e disa me targa KM.
Edhe pas rasteve të shumta të ngjashme akoma nuk është arrestuar asnjë person për këto incidente.
Rasti i fundit ka qenë më 22 nëntor, lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Rasti ka ndodhur diku rreth orës 02:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Vetura është me targa të Republikës së Serbisë dhe jemi duke zhvilluar hetimet për rastin”, kishte thënë Hoti për AP.
Edhe mediumi serb Kossev ksihte raportuar se pronari i veturës me inicialet N.M e ka konfirmuar se i është djegur vetura.
/Albanianpost.com-
Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat
-
Sherr në lokal, adoleshenti plagos rëndë moshatarin
-
“S’e thyen as Millosheviç-in sanksionet”, propagandisti rus gëzohet me deklaratën e Milanoviç-it: Mirë që ka njerëz të tillë në Evropë
-
Fluturon, fluturon… Albin Kurti!